Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Humor Nga Politika

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Humor Nga Politika Empty
MesazhTitulli: Humor Nga Politika   Humor Nga Politika Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 1:22 pm

Ramiz Alise

S'mund ti jepja fund me kaq,

sepse ti na e ke bere paq.

Prandaj nisa te te pershkruaj,

di se je hordhi e huaj.

Qysh i ri ke qene pirat,

krimi te vjen per shtat.

Ishe tamam 15-te,

kur grive 3000 vete.

Ishin bije,ishin shqiptar,

po ku pyesje,ti zagar.

Nuk tu drodh asnje qerpik,

sepse serbet kishe mik.

Dhe u rrite ne gjakesi,

shqipen fute me koke ne hi.

Pas Enverit vegjetoje,

morre me teper sec doje.

More mall e more gjene,

more cka te tuat s'qene.

Madje e teprove shume,

kur me Nexhin fjete gjume.

Vrave,preve e shkretove,

s'u s'kuqe,s'u turperove.

Ishe Ramizi i shtepise,

zjarr i dhe Shqiperise.

Nuk pate kurre meshire,

per njerezine s'te erdhi mire.

Dhe ne vititn '88-te,

vare Havzine e shkrete.

S'doje disidente te gjalle,

doje Tos e doje Sale.

Doje Godo,Mete e Rame

qe sapunin per djathe t'hame.

Kishe deshire pa fre,

kete popull t'mbysje me nge.

Dalengadale u perpoqe,

karakteret i shkermoqe.

Nxive diten,na humbe shpresen,

me hajvanet e lidhe besen.

Kete vend do ta gremisni

kurre demokraci mos nisni.

Sala,Tosi e te tjere,

nisen ty te bejne ndere.

Bene c'deshe e s'u kursyen,

demokracine mprasht e kthyen.

Komunistet serish te pare,

ju prin ti Ali,sekretare.

Moren serish pa trazuar,

s'lane kockat per t'uruar.

Rrembyen,c'preken e c'pane,

llahtarisen gjithe dynjane.

Shkyen syte bota e shkrete,

qenkan denuar per jete.

Por nje dite more Ramiz,

do ta zbusim ate kurriz.

Bashke me ty dhe sherbetoret,

me s'do tundin kemboret.

Sepse cdo gje e ka nje fund,

prangat per ty do ti tund.

Ke bere keq,me shume mani,

nuk te lan as oqeani.

Mos kujto se do shpetosh,

te keqijat do pagosh.

Do pagosh sa me s'thuhet,

sepse e zeza lehte nuk shuhet.

Edhe ne boten tjeter,

do te presi nje gjykim patjeter.

Sepse ferri per ty eshte pak,

s'te mbulon asnje kapak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Humor Nga Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Humor Nga Politika   Humor Nga Politika Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 1:24 pm

Berishės

Si gjithnjė,vetėm i parė,

sepse veten ke ne gare.

Meriton ēdo gjė vėrtetė,

pėr traumat qe dhe jetė.

Trim mbi trima,si jeziti

sherbetor gjirokastriti.

Sepse ai,te rriti vete,

dhe Alia te dha te drejtė.

Ndaj bucet edhe thėrret,

ndaj ēdo gjeje ke te drejtė.

Sepse sekretar ke qenė,

shumė hidhesira ke ngrėnė.

Sot pas dy dekadash,

mbetesh trim barrikadash.

Me teseren qe ke ne zemėr,

nuk pyet pėr mashkull,femėr.

Tė gjithė i ke vėnė pėrpara,

me idetė qe ke,te marra.

Thua je pėr demokraci,

vėrtetė do autokraci.

Sepse nga mendja s'te ik,

zakoni vjetėr bolshevik.

Je komunist qe s'ndryshon,

edhe pse teseren ndėrron.

Si e kuqe edhe blu,

marksizmin ke ne tru.

Nuk bėrė gjė ne kėtė jet,

mbete doktor,pacient...

******

Rames

I gjatė je,tamam zdap,

veē nga mendja ngele trap.

Makarona mban ne goje,

do gomari te fluturoje.

Do dhe ēfarė nuk do,

ēdo gjeje i thua po.

Si Gonxhes,Dashit me brire,

Berishės si qelbesire.

Ke trazuar zjarre plot,

mend t'kanė shkuar me kullot.

Mbahesh si vėrtetė burrė,

qe se ke provuar kurrė.

Mbahesh,flet e llomotit,

si Tironen e vertit.

Se ke ne dorė veē ti,

sepse pas huri te rri.

Je tamam si Dulla grep,

pas ke gjithmon Dem Xhep.

Ata te njohin mirė,

se kanė zbuluar ēdo bire

*****

Mediut

I madh ke qenė Fatmir,

por s'te ngeli as zefir.

Me "idete" qe ke ngec,

di te besh vetėm Gerdec.

Godo plaku te mesoi,

servili si te veproi.

Por ti ke merite,

naten di ta kthesh ditė.

Dite bėn veē pėr vete,

s'do njerezia siklete.

Oret duhet veē pėr ty,

s'duhet njė por as dy.

Prandaj ti e zgjodhe vete,

bėrė flakė,toke te shkrete.

Veē pėr pare ti mendon,

koken pas se rrotullon.

Por dhe servili ka fund,

ne kenete koken e fut.

Se shpeton dot as falli,

kur zjarrin se bėn nga halli.

Se servilet,nuk mesuan,

s'patėn kokė,su turperuan.

Pas te madhit vetėm s'fiton,

sepse ai edhe te zbon...

Tė zbon,se veten do mbroj,

kėtė babe Godo s'te mesoj.

Prandaj prit dhe pak,

qe tek vendi tė kesh kapak.


*****
Gjinushit

Shumė kohe ne politike,

nuk tu prek asnjė qerpike.

Shkuan vite e do shkojnė,

diktaturen se harrojnė.

Sepse Neri ka fituar,

diktatura ja ka shtruar.

Edhe sot pas dy dekadash,

ėshtė ushtar barrikadash.

PSD-ja te ka mirė,

si njė vic te palepire.

Ushqyer ne diktaturė,

tani nėn rrota gur.

Nuk te luajti nga llogorja,

as e mira e as keqja.

mbete ne skene si "gjel",

pelivan tel mbi tel.

Katovica te dha jetė,

se Aline keni mbret.

Por njė ditė more Skender,

do tė dalėsh nga kjo der.

Boll u ngopen me qenusha,

qe rendin pėr vejusha.

Njerezia nuk harron,

drejtėsia njė ditė fiton.

Dhe athere more derezi,

fundi Katovices do tė vi

Tė shpetojme nga ky lugat,

ditėn na ka bėrė nat.

******

Xhuvelit

Ditėn qe u linde,

shumė qeshen e thanė.

Ku Lufter jonė,

do kerreje dynjane.

E nuk u gabuan,

ti u bėrė "burrė".

Ndėrroje jaranet,

nuk u skuqe kurrė.

Tė gjithė u mblodhen,

rrahen shumė mendime.

Ne fund dolen,

me ca perfundime.

Ska me kurveri,

tellallet e thanė.

Ka Xhuveleri,

jo vetėm ne Tiranė.

Dhe Xhuveleria,

bėri shumė buje.

U thanė dhe puset,

nuk doli me ujė.


*****
Pollos

I ri djalė taze,

kur hyre tek dera

bėre ca naze

se ta donte sera.

Tė gjithė e dinin,

se ti nuk luan.

nga mendja se fshinin,

se do tė ndjeksh suan.

I kuq jashtė dhe brenda

si djalke i holle

pas Sales tek tenda

nuk e zuri kolle.

Si Pollo i vjetėr

edhe ky i riu

nuk bėjnė gjė tjetėr

veē si fryn veriu.

E Genci i "eger"

ėshtė bėrė lepur

se e cpon njė theker

kjo nuk ėshtė gjepur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
 
Humor Nga Politika
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Humor , barcaleta , te qeshim se bashku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Tė qeshim pak....-
Kėrce tek: