Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Monumente nga Shqiperia.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. Icon_minitimeThu Jan 29, 2009 3:11 am

Minerva , nje tjeter zbulim befasues ne Butrint



Finesa e statujės sė bukur, derdhur e tėra nė mermer, ėshtė soditur gjatė dje pas pėrfundimit tė gėrmimeve dhe pas daljes nė dritė tė tė gjithė statujės.Cilėsuar si gjetja mė e rrallė e zbuluar nė 70 vjet gėrmime nė kėtė qendėr tė zhvillimit tė jetės nė antikitet, dje ky zbulim ėshtė diskutuar gjatė mes arkeologėve. Nė mbrėmjen e djeshme, perėndesha romake Minerva, perėndeshė e dijes dhe e mbrojtjes, u ringrit mė kėmbė dhe arkeologėt qė e sollėn atė nė dritė, njerėz tė mediave tė ndryshme, qė ishin tė pranishėm, i gėzoheshin shtatores mbinjerėzore tė derdhur nė mermer. Tani flitet mė saktėsisht edhe pėr pėrmasat e saja, tė cilat, sipas drejtorit tė departamentit tė arkeologjisė nė Butrint, dr. prof.as. Dhimitėr Ēondi, jane 2.16 m e gjatė dhe me gjerėsi 0.65m. Banesa romake, fare pranė amfiteatrit tė qytetit antik, aty ku ekspedita arkeologjike shqiptare e drejtuar nga Ēondi, ku ėshtė duke kryer gėrmime, sipas njė plani shkencor, ėshtė vendi i zbulimit tė shtatores sė rrallė. Autorė tė zbulimit tė rrallė janė drejtori Ēondi dhe arkeologėt e rinj Saimir Shpuza e Sabrina Veseli.

Ēfarė paraqet shtatorja e Minervės
Ajo ėshtė njė skupturė masive, e pashembullt me asnjė zbulim tjetėr tė deritanishėm, qė prej viteve 1922, vit kur aty nisi gėrmimet arkeologu italian Ugolini. Shtatorja ėshtė ende e pėrbaltur, e padallueshme mirė nė tipare tė fytyrės. Nė tėrė gjatėsinė e saj shtatorja ka gjurmė dėmtimesh, edhe mė tė dallueshme nė pjesėn e kokės e tė fytyrės, tė cilat shpjegohen si gjurmė goditjesh qė ka marrė skulptura. Kėmba e majtė e saj ėshtė disi e pėrthyer, e mbėshtjellė me veshje (emation), qė e mbėrthen njė rrip nė mesin e trupit. Lartėsia mbinjerėzore e shtatit, qėllimshėm i tejkalon pėrmasat njerėzore, pėr tė dhėnė imazhin mbitokėsor tė perėndisė.Ēondi thotė se njė ditė para zbulimit tė bujshėm, ekspedita e drejtuar prej tij kishte hasur nė njė gisht qė kuptohej se i pėrkiste njė skulpture me madhėsi natyrore. Kjo gjetje, edhe ajo e pakrahasueshme me tėrė pėrmasat e objekteve tė rezultuara nga gėrmimet nė Shqipėri, shėrbeu si njė "parathėnie" pėr atė qė do tė vinte mė pas, pėr shtatoren e Minervės sė bukur. Shkallė-shkallė u zbuluan edhe njė mbishkrim, njė vulė e stampuar mbi njė tullė me shkrim latin. Zbulimi i fundit i shtatores madhėshtore, i bashkohet burrit me togė, qė pėrfaqėson perėndinė romake tė shėndetėsisė, Ekulapit, shtatit tė njė gruaje tė ekspozuar nė portikun e Muzeut tė Butrintit dhe shtatoreve tė Apolonit e tė Dionizit, tė gjetura te Nimfeu nė Butrint, ndonėse tė pėrmasave mė tė vogla.Mendohet qė mermeri me tė cilin ėshtė punuar shtatorja tė jetė romake e tė jetė punuar po aty, pėrderisa specialistėt thonė me bindje se ajo nuk i pėrket shkollės sė skulpturės sė kryeqendrės sė asaj kohe, Finiqit. Njėherėsh mendohet qė vepra u pėrket disa brezave skuptorėsh dhe se ėshtė njė skulpturė nė lėvizje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
 
Monumente nga Shqiperia.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto Nga Shqiperia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Arti Figurativ dhe Krijmtaria-
Kėrce tek: