Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Personazhe te Shquara

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:35 am

BALZAK Honore (1719-1850), romancier i shquar, pėrfaqėsues i madh i realizmit nė Evropėn perėndimore


Kur ishte fėmijė prindėrit deshėn qė Balzaku tė bėhej noter. Por ai kėmbėngulte tė bėhej letrar.
- Letrar, - i tha i ati, - do tė vdesėsh pėr bukė! Nė letėrsi ose duhet tė jesh mbret ose hiē fare.
- E po mirė, - u pėrgjigj Balzaku, - unė do tė bėhem mbret.


* Kur Balzaku ishte i ri ēoi te botuesi njė dorėshkrim. Ishte njė roman i titulluar: "Zana e fundit". Botuesi e lexoi veprėn dhe mbeti shumė i kėnaqur. Vendosi t'i ofrojė 3000 franga pėr tė drejtėri e autorit. Pastaj kėrkoi andresėn e Balzakut dhe kur mori vesh qė ai jetonte nė njė lagje tė varfėr tė periferisė, mendoi se 2000 franga do tė ishin mė se tė mjaftueshme. Kur arriti pėrpara shtėpisė sė tij pa se shkrimtari jetonte nė papafingo.
- Atėherė, - tha botuesi, - njėmijė franga do tė jenė tė pranueshme me kėnaqėsi prej tij.
Dhe kur hyri nė shtėpizėn e varfėr ku banonte Balzaku i tha:
-Zoti Balzak, ja ku i kini 300 franga pėr romanin tuaj. Dhe Balzaku i pranoi ato.


* Njė mėngjes tek po shkonte pėr nė punė, pėr t'i rėnė sa mė shkurt, iu desh tė kalonte nėpėr disa ara tė mbjella. Ende pa u futur mirė nė arė e kapėn rojet. Ata e dėrguan tė kryetari i bashkisė, sepse nuk pranonte tė paguante gjobėn.
- Si ju quajnė?
- Honore Balzak.
-Profesioni juaj?
- Shkruaj romane.- Si, - thirri i habitur kryetari i bashkisė, - ju jeni ai qė shkruani ato romane tė bukura qė kanė aq sukses?
Balzaku iu bė qejfi shumė pėr kėtė nderim tė madh qė i bėhej veprave tė tij.
- Romani juaj i fundit, - vazhdoi kryetari i bashkisė - "Shitėsja e qumėshtit" ėshtė mirėpritur shumė nga tė gjithė, - unė e kam nė shtėpinė time... dhe prandaj po e anuloj dėnimin.
Balzaku pėr tė hedhur lumin, nuk e mohoi autorėsinė e romanit, qė nė tė vėrtetė ishte i njė autori tjetėr.


* Ai jetonte nė mėnyrė tė tillė me veprėn e tij, saqė personazhet e romaneve, aventurat, pasionet dhe veshjet e, tyre i bėheshin pjesė e pėrbashkėt e jetės.
Njė ditė njė mik e takoi dhe shfryu me dhimbje pėr sėmundjen e motrės sė tij tė dashur.Balzaku e dėgjoi, i tha dy fjalė ngushėllimi mikut dhe vazhdoi:
- Tashti le tė flasim pėr gjėra jetėsore. A e di si pėrfundoi puna e Nusingen- it dhe ēfarė ka vendosur Rastinjaku.


* Balzaku punonte pa ndėrprerje dhe pa pushuar. Nė raste tė rralla, kur merrej me ndonjė dėfrim, pendohej shpejt, zemėrohej me vetveten, i binte ballit me pėllėmbė dhe thėrriste:
- Bobo, nė kėto orė qė humba do tė kisha shkruar tridhjetė faqe.




* Njė nxėnės i nevrologut tė famshėm Eskuirol mburrej se dinte tė dallonte qė nė pamjen e parė njė budalla nga njė i menēur. Profesori qė e kishte dėgjuar kėtė mburrje, e ftoi pėr drekė studentin, i cili kur erdhi gjeti aty edhe dy tė ftuar tė tjetė. Njėri ishte serioz, korrekt dhe gjatė gjithė drekės nuk tha as edhe njė fjalė. Tjetri ishte i harlisur, fliste shumė dhe nė bisedat qė bėnte tregonte se ishte i kėnaqur. Kur dy tė ftuarit u larguan, Eskuiroli i tha nxėnėsit tė tij;
- Njeri prej kėtyre ėshtė budalla, tė shohim nė se do ta gjesh. Nxėnėsi tha se budalla ishte ai qė fliste shumė, ndėrsa i menēuri ishte ai tjetri qė rrinte i heshtur.
- E po mirė, - i tha profesori, - po ju them se keni gabuar. Ai njeriu i heshtur ishte budalla, qė e mbante veten zot tė pėrjetshėm dhe nuk fliste, sepse mendonte qė nuk i shkonte njė zotėrie tė madh tė fliste me njerėz tė thjeshtė, kurse ai tjetri, qė fliste shumė dhe me gjallėri, ishte njė shkrimtar i ri, qė ka nisur tė bėhet i njohur, ėshtė ēmuar nė Paris dhe quhet Honore Balzak.
Balzaku kishte marrė njė sekretar tė cilin e zgjonte nė orėn njė pas mezit tė natės dhe i thoshte:
- Ju keni ende zakonin e keq tė flini natėn, kurse nata ėshtė bėrė pėr punė. Ja ku po ju jap njė kafe, qė tė mos ju zėrė gjumi. Uluni nė tryezė dhe shkruani.
Dhe i diktonte deri nė shtatė tė mėngjezit, kur sekretarit tė lodhur pėr vdekje i kėputej koka duke shkruar. Atėherė Balzaku i thoshte:
- E sheh se shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i dobėt. Shko pra qė tė flesh. Do tė tė zgjoj rreth orės dymbėdhjetė qė tė fillojmė sėrishmi punėn.


* Njė grafist qė do tė ilustronte njė roman tė Balzakut, duke gjetur njė frazė tė paqartė, i tha autorit qė t'ia shpjegonte.
- I dashuri im, - i tha Balzaku, - as edhe unė nuk e kuptoj fare. Po e kam futur qėllimisht, sepse medet sikur lexuesi t'i kuptojė tė gjitha ato qė shkruajmė ne. Ai do tė kujtonte se mjeshtėria jonė ėshtė e thjeshtė dhe e mundshme pėr t'u bėrė nga tė gjithė. Kėshtu do tė humbasim prestigjin tonė mbi tė.


* Balzaku punonte intensivisht. Gjatė kėsaj kohe (punonte dhjetė orė nė ditė) takoi Rosinin, i cili duke e njohur mirė jetėn qė bėnte romancieri i shquar francez, i tha:
- Si mund t'i qėndroni kėsaj jete, duke punuar kėsisoj pėr vite tė tėra. Edhe unė kam punuar nė njė periudhė tė jetės sime, por pas pesėdhjetė ditė pune ngulmuese bėhesha gati si i vdekur.
- Oh, - u pėrpigj Bahaku, - unė nuk shoh mundėsi tjetėr pėr tė pushuar veēse nė varr. Sidoqoftė puna ėshtė mund i kėndshėm.


* Balzaku kur shkruante ndonjė roman ishte aq i rrėmbyer nga tema sa qė atij i dukej se po jetonte njė ngjarje tė vėrtetė. Njė miku i tij qė i shkoi njė ditė pėr ta takuar, sapo hyri brenda e pa Balzakun qė po ecte nėpėr dhomė duke bėrtitur:
- Oh, fatkeqėsi, ajo ka vrarė veten!
U desh njė bisedė sqaruese qė miku tė kuptonte se ishte fjala pėr romanin "Evgjeni Grandenė" tė cilin ishte duke e shkruar.




* Njė revistė donte tė botonte njė novelė tė tij. Balzaku vuri si kusht qė revista tė vinte pėrpara novelės njė artikull biografik tė shkruar prej mikut tė tij Teofil Gotje. Kushti u pranua qė artikulli tė paguhej pesėqind franga. Balzaku shkoi t'i jepte lajmin e gėzuar Gotjesė, i cili e priti me gėzim tė madh kėtė porosi tė paguar me bollėk. Shkroi njė artikull tė bukur qė u botua sė bashku me novelėn e Balzakut. Dhe ja, pas pak ditėsh mbėrriti tek ai Balzaku, i cili i dha dyqind e pesėdhjetė franga.
- Po a nuk mė thatė se artikulli do tė paguhej pesėqind franga? - Pyeti Gotjea.
- Vėrtetė - u pėrgjigj Balzaku, - por pastaj mendova se po tė mos ekzistoja unė, ti nuk do tė kishe shkruar ato lavde qė ke shkruar...dhe prandaj m'u duk e drejtė ta ndajmė pėrgjysmė shpėrblimin.
Gotje qeshi shumė nga ky argument qė e mori edhe ai si tė pranueshėm.

* Njė mikut tė vet, qė u habit me veprimtarinė e tij letrare tė mrekullueshme, Balzaku i tha:
- I dashur mik, unė kėrkoj tė zė nė letėrsi vendin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mbetet sa mė pak vend pėr budallenjtė.

* Balzaku po ankohej njė mbrėmje pėr mjeshtėrinė e shkrimtarit, qė, sipas tij, nuk shpėrblehej mirė dhe nuk jepte kėnaqėsinė e nevojshme.
- Po lavdinė, - tha njė ndėr bashkėbiseduesit, - lavdinė nuk e pėrmendėt fare.
- Lavdia? - u pėrgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e njė letrari.
Njė herė kur ndodhesha nė Rusi isha i ftuar nė njė sallon. Nė ēastin e hyrjes njė zonjė po shėrbente ēajin dhe kishte nė dorė njė tabaka me filxhanė. Porsa shėrbėtori pėrmendi emrin tim, zonja thirri: "Zoti Balzak" dhe lėshoi pėr tokė gjithė filxhanėt nga emocioni.

*Tregojnė se kur Balzaku ishte i ri kishte shkruar kėto falė ambicioze nėn portretin e Napoleonit:
- Atė qė ai nuk mundi ta ēonte deri nė fund me shpatė, do ta ēoj unė me penė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Re: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:36 am

ARISTIPI (390 p.e.s.) filozof i lashtėsisė greke

* Aristipin e qortuan njėherė se i ishte hedhur te kėmbėt tiranit Dioniz pėr t'i kėrkuar njė favor. Ai menjėherė ishte pėrgjigjur:
- Nuk ėshtė faji im qė Dionisi i ka veshėt te kėmbėt.


* Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar njė numėr tė pafund librash.
- Nuk janė mė tė shėndoshė ata qė hanė mė shumė, - i tha Aristipi, - po ata qė tretin mė mirė.
Tirani i Sirakuzės, Diomsi, kėrkoi tė dinte pėrse filozofėt bėjnė mjaft vizita te princat dhe princat nuk shkojnė kurrė te filozofėt.
- Sepse, - iu pėrgjigj Aristipi, - janė mjekėt qė venė pėr tė vizituar tė sėmurėt te mjeku.


* Dionisi i Sirakuzės e kishte vėnė njėherė Aristipin nė vendin e fundit tė tryezės
- Duket, - i tha Aristipi, - se paske vendosur ta rehabilitosh kėtė vend.


* Njė ditė e pyetėn filozofinn Aristip, se ēfarė kishte tė mirė dhe tė bukur filozofia.
- Ja, - u pėrgjigj Aristipi, - edhe nė qoftė se abrogohen tė gjitha ligjet qė rregullojnė marrėdhėniet midis njerėzve, filozofėt do tė vazhdojnė tė jetojnė me ndershmėri si mė parė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.
Njė njeri shumė i pasur dhe dorėshtrėnguar donte qė Aristipi t'i jepte mėsime tė birit. Ai pyeti se sa duhej tė paguante per kėtė punė.
-Do tė mė japėsh pesėdhjetė dhrahmi - i tha Aristipi.- Po me pesėdhjetė dhrahmi, - thirri kurnaci, - unė blej njė skllav. - E po atėherė blej skllavin, - pėrfundoi filozofi.Kėshtu do tė kesh dy, atė qė do tė blesh dhe tėt bir.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Re: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:36 am

ARISTOTELI (384-322 p.e.r.), filozof i Gregisė sė lashtė

* E pyetėn Aristotelin:
- &Ccedilfarė fiton kur mendohesh?
- Qė tė mos jesh kreditor kur thua tė vėrtetėn.
I dituri Aristotel shpesh thoshte:
- O miqtė e mi, nuk ka miq!

* Dikush i tha Aristotelit se disa miq tė tij flisnin keq pėr tė mbrapa krahėve. Aristoteli i tha mikut:
- Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin.

* Njė llafazan foli e foli pa pushuar pėr mė shumė se njė orė pėrpara Aristotelit. Kur mbaroi sė foluri, e pyeti Aristotelin:
- Nuk tė habit gjithė kjo elokuencė?
- Pėr njė gjė habitem! Ne qė kishim veshė pėr tė dėgjuar dhe kėmbė pėr tė ikur, si nuk i vumė ato nė punė?

* Njė fjalėshumė po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte tė pushonte. Meqenėse Aristoteli nuk po e ndiqte fare nė bisedė, ai i tha:
- Ndoshta po tė mėrzit me kėto gjėra qė tė them dhe qė nuk tė interesojnė, sepse tė pengojnė nė mendimet e tua tė mėdha.
- Oh, jo, - u pėrgjigj Aristoteli, - mund tė vazhdosh sepse sa mė shumė qė ti flet, aq mė pak tė dėgjoj unė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Re: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:37 am

ALIGERI Dante (1265-1321), poet i madh italian

* Kronistėt tregojnė se njė ditė poeti i madh, duke dėgjuar meshėn, nuk u pėrkul nė gjunjė dhe nuk e hoqi kapuēin nga koka. Ndėrkaq disa keqdashės e akuzuan te peshkopi pėr kėtė paudhėsi.
Pėr kėtė peshkopi e thirri dhe Dantja iu pėrgjigj:
- Nė tė vėrtetė mua mė kishte rrėmbyer aq shumė mendjen zoti atė ēast, saqė as vetė nuk e kuptoja se ē`veprime bėnte trupi im. Kurse ata qė erdhėn te ju pėr tė mė akuzuar e kishin mendjen shumė larg nga zoti, pėrderisa merreshin me mua.

* Disa miq e kėshiiluan Danten tė ndante gruan se nuk e kishte besnike. Atėherė Dantja iu kthye atyre:
- Mė thoni, ju lutem, jetėn e gruas time e njihni ju mė mirė apo ajo vetė tė sajėn.
- Ajo, - i thanė ata.- E po mirė atėherė, ajo thotė se juve gėnjeni, prandaj ju lutem mė lini tė qetė.

* Gaztori i njė princi e pyeti Danten:
- Si ėshtė e mundur qė ju, njė njeri kaq i zoti, jeni i varfėr dhe unė kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
- Unė do tė bėhem i pasur, - u pėrgjigj ai, - kur tė kėrkoj njė njeri tė karakterit tim, ashtu si do tė kesh gjetur ti njė njeri tė karakterit tėnd.

* Duke kaluar njė ditė nėpėr njė rrugė tė Firences, Dantja dėgjoi njė kovaē qė po recitonte, duke i gjėmtuar, disa vargje tė Komedisė Hyjnore. Dantja, pa hapur gojėn, hyri nė ofiēinė, mori ēekanin, daltėn dhe gjithshka gjeti, dhe i hodhi nė rrugė.
Pastaj i tha kovaēit:
- Ti mė shkatėrrove veprėn time dhe unė po hakmerrem duke shkatėrruar tėnden.

* Tregojnė se Dantja kishte njė kujtesė tė hatashme dhe njė ditė takoi dikė nė rrugė, i cili e pyeti papritmas:
- Cili ėshtė ushqimi mė i mirė? - Njė vezė! - u pėrgjigj poeti.
Njė vit mė vonė po ai kalimtar e takoi prapė Danten dhe e pyeti: - Me ēfarė?
- Me kripė, - u pėrgjigj poeti menjėherė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Re: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:38 am

AMPER (Andrea Mari) (1775-1836) fizikant i shquar dhe matematikan francez

* Amperi doli njė ditė nga Akademia duke menduar pėr njė problem. Papritmas i erdhi nė mėndje zgjidhja e tij. Nė dorė po mbante njė copė shkumės, qė e kishte pėrdorur pak mė parė. Pėrpara i doli njė kuadrat i zi, njėsoj si dėrrasė e zezė qė pėrdorte pėr ditė. Aty nisi tė hidhte shifrat qė kishte nė kokė. Nė njė ēast kuadrati iu largua nga duart dhe bėri tri hapa pėrpara. Amperi i shkoi pas. Kuadrati ia mori vrapit dhe Amperi e ndoqi me shpejtėsi. Mė nė fund u ndal dhe Amperi i lodhur e i djersitur mezi po merrte frymė. "Dėrrasa e zezė" nuk ishte gjė tjetėr vetėm se shpina e njė pajtoni qė ishte ndalur nė rrugė.

* Njė ditė, kur Amperi po shkonte pėr tė mbajtur leksion, gjeti nė rrugė njė gur tė vockel. E mori nė dorė dhe po i vėshtronte me vėmendje tė madhe damarėt e tij. Pėr njė ēast i erdhi nė mendje leksioni qė duhej tė mbante nė universitet, nxori orėn nga xhepi dhe pa qė koha po afrohej prandaj shpejtoi hapin. Ndėrkohė gurin e futi nė xhep dhe orėn e vendosi mbi parapetin e njė ure tė Parisit.

* Amperi kishte njė kujtesė tė mrekullueshme. Ai njihte fjalė pėr fjalė njė pjesė tė mirė tė librave tė bibliotekės sė pasur tė tė atit. Kur ishte i sėmurė nė shtratin e vdekjes, njė mikut qė po i lexonte disa faqe nga njė libėr, i tha:
- Mos u lodh ta lexosh pėr mua, sepse unė e mbaj mend aq shumė saqė e di pothuaj tė tėrė pėrmendėsh... - dhe menjėherė nisi tė recitonte pėrmendėsh disa faqe tė librit.

* Shkak pėr vdekjen e fizikanit tė madh u bė njė prej hutimeve tė tij tė shumta. Njėherė ishte kthyer nė shtėpi kur binte shi me shtėmba. Nga hutimi ēadrėn e tij tė lagur e vuri nė krevat nėn ēėrēafėt. Nė kėtė shtrat ai mori njė tė ftohur tė rėndė qė pėr pak ditė e ēoi nė varr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
Sponsored content





Personazhe te Shquara Empty
MesazhTitulli: Re: Personazhe te Shquara   Personazhe te Shquara Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Personazhe te Shquara
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Personalitete te shquara historike Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Kuriozitete-
Kėrce tek: