Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Trekendeshi i Bermudes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Trekendeshi i Bermudes Empty
MesazhTitulli: Trekendeshi i Bermudes   Trekendeshi i Bermudes Icon_minitimeThu Jan 29, 2009 11:47 am

Ē'FARE ESHTE TREKENDESHI I BERMUDEVE?
Trekendeshi i Bermudeve gjithmone ka qene nje zone e rrezikshme dhe e mistershme, nga qe zhdukja e marinareve, piloteve dhe turistave asnjehere nuk ka qene e zgjidhur.
Elementet e informacionit rreth kesaj zone jane intriguese: ne nje ane te oqeanit Atlantik oksidental, ne forma pak a shume trekendeshe , ndermjet Bermudeve, Florides dhe meridianit 40 , kane ndodhur zhdukje gjate 30 vjeteve te fundit te shume avioneve , anijeve pa lene asnje gjurme nga to, dhe qe kurre nuk janw gjetur pjese apo te mbijetuar.
Ēdo gje qe nje here hyri aty , kurre me nuk u pa.

ZHDUKJE PA PERGJIGJE:
Gjate gjithe historise ka patur raporte te zhdukjeve ne Trekendeshin e Bermudeve .Pjesa e mistershme eshte qe asnjehere nuk ka pasur copa ne det ; nqse do ishte nje anije ,ekipet e kerkimit do kishin gjetur copa ne det qe te tregonin ekzistencen e saj si psh veshje shpetimi, vaj ne uje etj.Asnjehere nuk eshte gjetur asgje e tille ne kerkimet e tyre.
Mesazhet e disa avioneve , para zhdukjes nuk jepnin asnje shenje anormaliteti;ne fakt ne nje moment te caktuar ēdo gje shkonte normal dhe nje minute me vone ēdo gje ishte zhdukur pa me te voglin lajmerim.
Numri i zhdukjeve eshte impresionant dhe i tmerrshem.Me misterioze eshte qe nuk ndodhen ne nje uragan o ciklon sepse shumica e zhdukjeve ka ndodhur ne kohe te mire.Sipas te dhenave te diteve te lundrimit me vela, Bermudet dhe zona me ne jug u braktisen nga lundrimi per rreth 100 vjet nga qe kishin ndodhur shuem zhdukje anijesh dhe mendohej qe ndodhte nga anijet pirate.Vetem ne shekullin e 19 dhe me shume ne shekullin e 20 u qartesua qe ndodhte diēka e pashpjegueshme nga qe nuk gjendej asnje gjurme nga zhdukjet.
Per me shume nje numer i zhdukjeve prekte vetem pasagjeret dhe gjallesat e tjera ; dhe anijet ngeleshin te braktisura por ne gjendje perfekte dhe ne rregull, ēdo gje ne vendin e saj.
Trekendeshi i Bermudeve gjithmone do jete nje burim i pashpjegueshem frike dhe enigme misterioze.Atehere nqse anijet, avionet dhe barkat nuk u zhduken nga faktore natyror klimatik , atehere ē'fare ndodhi?Ku kane shkuar gjallesat?Ē'fare ka ndodhur me reston e anijeve dhe avioneve qe jane zhdukur totalisht ?
Dhe pyetja me e rendesishme eshte : Ku jane ?

DISA SHPJEGIME
Faktikisht Trekendeshi i Bermudeve eshte nje qender energjetike , ajo nuk eshte thjesht nje trekendesh por shihet ne formen e nje piramide , shume afer trekendeshit te Bermudeve eshte gjetur nje vend ku personat zhdukeshin fizikisht dhe shfaqen kohe me vone, eshte i njejti rast i personave qe zhduken ne trekendeshin e Bermudeve , hyjne ne tjeter kohe hapsinore ndryshe nga jona.
Dhe mendohet se kjo piramide kohore perdoret nga universe te tjera (dmth UF
ANIJET E ZHDUKURA NE TREKENDESHIN E BERMUDES !
1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur ēdo gje e gjalle.
2- Mari Ēeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur 10 persona ne bord.
3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona ne bord shume afer ishujve Bermude.
4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte zhdukur gjithe ekipi.
5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe e marine amerikane, 150 m gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.
6-Raifuku Maru- u zhduk ne 1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio.
7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte nje anije qe udhetonte midis Ēarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.
8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord.
9- John and Mary- U zhduk ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa asnje ne bord dhe rreth 80 km ne jug te ishujve Bermude.
10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez ne bord.
11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha gjerat ne rregull, duke qene 320 km ne jug te Mobile, Atlanta.
12-Rubicon- u zhduk ne 22 tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i drames.
13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin.
14-Connemara IV- u zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te Bermudeve.
15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije tregetare prej 130 m qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963. Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh.
17-Witchcraft-u zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero). Eshte nje nga rastet me te ēuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne Florida.
18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me 20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord.
19-Milton Latrides- u zhduk ne prill 1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo

AVIONET E ZHDUKUR
1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit.
2-Martin Mariner- u zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim.
3- C-54- u zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe njerzit ne te 180 km nga ishujt Bermude.
4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve Bermude.
5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami.
6-Tjeter Tudor IV- u zhduk 17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.
7- Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe fluturonte per Irlande.
8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne veri te trekendeshit.
9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume afer Bermudeve.
10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.
11- KB-50- u zhduk ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore.
12-Stratotankers KC-135- u zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj t Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida , ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te ishujve Bermude.
13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per Azore.
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion tregetar me 10 pasagjer ne bord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
 
Trekendeshi i Bermudes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Gjeologji & Gjeografi-
Kėrce tek: