Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vodka-whisky, sfidė deri nė “gllėnkėn e fundit.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Vodka-whisky, sfidė deri nė “gllėnkėn e fundit. Empty
MesazhTitulli: Vodka-whisky, sfidė deri nė “gllėnkėn e fundit.   Vodka-whisky, sfidė deri nė “gllėnkėn e fundit. Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 9:59 am

Vodka

Nė vend tė parė

Nė vend tė parė nė shitjet e vodkės ėshtė Smirnoff me 21, 4 milion arka. Nė vend tė dytė Suedezja, vodka Absolut dhe nė vend tė tretė Stolichnaja

Tregu

Mes 2000 dhe 2005 shitja botėrore ėshtė rritur me 6,8% ose me 53,7 milion arka. Por ėshtė ulur konsumi i saj nė Rusi, ulje qė shkon deri nė 15%.

Historia

Fjala vodka ( nga "voda", ujė) lindi pėr herė tė parė nė Poloni mė 1405. ndėrsa rregullat e prodhimit dekretohen nė Rusi mė 1751.

Uiski

Nė vend tė parė

Uiski mė i shitur ėshtė Jack Daniel's. Njė uiskinga Tennessee, sicc tregohet kjo dhe nga etiketa.

Tregu

Mes 2000 dhe 2005 shitja botėrore ėshtė rritur vetėm me 2 % ose me 54, 9 milion arka. Deri tani, qėndron pija alkoolike mė e konsumuar.

Historia

Dokumenti i parė zyrtar ėshtė njė regjistėr i Kontėve tė Scacchiere tė Skocisė, mė 1494.

Nė 5 vjet konsumi i vodkės ėshtė rritur me 6,8%. Pija anglosaksone qėndron akoma mė e konsumuara por ka nisur tė shėnojė rėnie.

Nga Rusia nė tė gjithė botėn, kėshtu pija kombėtare preku gjithė rruzullin.

Kush pi njė gotė uisiki apo vodka nė Tiranė, ndoshta rrallėherė ka pyetur veten se kush ėshtė mė e shitur "mbreti anglosakson" apo "mbretėresha ruse"?? Po tė ishte ende gjallė Venedict "Venecka" Erofeev, autor i "Moska mbi vodkėn", atėherė po qė do tė kishte qenė njė festė e vėrtetė lamji qė pikėrisht vodka gati po kalon dhe uiskin nė tabelėn e klasimfikimit tė pijeve mė tė shitura nė botė. Ccėshtje 2 ose tre vjetėsh, thonė ekspertėt dhe simboli mė popullor dhe tregėtia mė e mirė Rusisė, njė nga vlerat universale dhe mė tė njohura, vodka, do tė bėhet numri njė i tregėtisė nė tė gjithė botėn. Nuk janė thashetheme shoviniste apo propaganda putiniane, janė numrat ata qė konfirmojnė gjithccka. Shifrat e 2006 janė si mė poshtė: uiski, pija e bekuar anglo-saksonte ka kapur shifrat e 54,9 milion arka por vodka vjen pikėrisht mbrapa saj me 53,7 milion arka tė shitura. Dhe ajo ccka vlen mė shumė ėshtė fakti qė vodka po bėhet gjithmonė e mė e kėrkuar. Pėrhapja e saj duket tek shifrat: nga 2000-2005 pėrqindja e rritjes sė shitjeve tė vodkės ka qenė mė dinamike se ccdo pije tjetėr, duke shėnuar njė rritje me 6,8% kundėr, 4,2% tė rumit apo 2 % tė uiskit.

Kur Vodka ishte njė valutė e vėrtetė pan-kombėtare nė kohėn kur Rusia kishte njė ekonomi tė planifikuar pėr tė pasur shėrbimet qė tė nevojiteshin, mjafton tė ofroje njė shishe vodke Moskosjava apo Stolichnaya dhe ccmimet uleshin menjėherė si me magji. Dhe atėherė thuhej "Vodka e bėn popullin tė lumtur", kėshtu funksiononte pagesa nė kohėn e Hrushovit dhe Brezhenjevit. Sot, vodka nė Rusinė e kapitalizmit tė egėr ėshtė produkti kycc nė ekonominė e tregut. Njė nga oligarkėt mė tė njohur, mik i Putin, ėshtė Rustam Tariko, "mbreti i vodkės sė luksit", sicc i pėlqen ta quajnė. Tariko, ėshtė bėrė i famshėm pėr luftėn qė ka bėrė nė arenėn ndėrkombėtare kundėr prodhuesve shumėkombėsh tė pijeve alkoolike, sepse sipas tij pėrdorin nė mėnyrė ilegale emrin e vodkės. Edhe pse ėshtė shteti qė liberalizoi, qoftė prodhimin, qoftė shitjėt, tani pendohet dhe do tė monopolizojė sėrisht prodhimin e vodkes.

Alibia ėshtė gati, e justifikueshme dhe bindėse: pėr faj tė atyre qė prodhojnė alkool nė mėnyrė ilegale dhe vodkėn e alternuar, ccdo vit regjistrohen mijėra tė vdekur. 42 mijė tė vdekur ėshtė shifra vjetoree bėrė zyrtare. Pėr tė mos folur pastaj pėr 160 viktimat vetėm nė Moskė, ose thėnė ndryshe nė kryeqytetin e Vodkės. Paradoksalisht, ndėrsa nė botė vodka avancon me shifra gjigande, nė Rusi shitjet janė ulur me gati 15 %. Sot nė Rusi konsumohet 17 milion litėr pijesh alkoolike, nga tė cilat 11 janė ligjore dhe 6 nga kėto miljon litra janė kontrabandė. Por kjo jo vetėm nė Rusi, ėshtė njė fenomen qė prek tė gjithė botėn. Alkooli, dhe pse mė shumė efekte negative, vazhdon tė jetė pija mė e konsumuar, nė festa, lokale nate, diskoteka, apo dhe nė familje. Vodka dhe uiski, tashmė nuk janė vetėm pije tė vendeve qė i prodhojnė, ato i gjen kudo dhe konsumohen po me tė njėjtat sasi qė kosumohen dhe nė vendet e tyre tė origjinės. Kėto sė fundmi janė bėrė traditė dhe nė Shqipėri. Mjafton tė vizitosh njė lokal natė dhe do tė konstatosh tė vetmet qė pihen janė pijet alkoolike dhe kryesisht, vodka dhe uiski. Nuk ka rėndėsi sa kushtojnė, qofshin tė shtrenjta apo jo, uiski dhe vodka kanė bėrė pėr vete edhe shqiptarėt.

Adhuruesit mė tė mėdhenj tė alkoolit.

Venedict Erofeev

"Bukovski" rus, autor i njė libri tė konsideruar kult nga mė tė apasionuarit e vodkės, i pėrkthyer dhe nė shqip me titullin "Moska mbi vodkė"

James Bond

Njihet pėr pijen e tij tė preferuar "Vodka Martini"( 8/10 vodkė dhe 2/10 martini) e servirur me akull. Por sicc thoshte vet James Bond "tė trazuar", jo tė pėrzier.

Boris Eltsin

Duhanpirės dhe pirės i madh sa i vodkės aq edhe i uiskit. Ish presidenti rus, ka hyrė nė histori dhe pėr bėmat e tij gjatė konsumimit tė alkoolit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
 
Vodka-whisky, sfidė deri nė “gllėnkėn e fundit.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Kuzhina Shqiptare-
Kėrce tek: