Universiteti eshte nje fjale qe per nga struktura e saj, nuk vecohet nga fjalet e tjera te shqipes, por kur ia perceptohet me vesh, per cdo degjues do te thote dicka e madhe, dicka e cila cileson ate shoqeri e cila ka kaluar ne te apo ndodhet atje akoma. Por fatkeqesisht te ne ndodh e kunderta. Kur kjo fjale perceptohet nga gjithkush, do te thote korrupsion, dhe fatkeqesi, do te thote nje institucion i cili nxjerr nga gjiri i tij nje shoqeri te pa afte.Nderkohe qe duhet te ishte e kunderta, ky institucion duhet te nxirrte ajken e shoqerise.
Te gjithe kete " miresi" fale korrupsionit. Nuk mund te ndash prej tij as pedagoget, as nxenesit, por fatkeqesisht kjo " miresi" demton gjithe shoqerine e cila nuk eshte me ne gjendje te dalloje te aftin nga i paafti. Them "miresi" sepse fale kesaj padrejtesie, Gomari na del avokat, mesues, doktor madje eshe shkencetar. Ndersa Luani budall dhe hamall.
Si ka mundesi qe pedagoget e universiteteve nuk e kuptojne qe po nxjerrin ne shoqeri nje "mesues" per femijet e tyre, nje "mjek" i cili do ti sheroje ata kur te semuren.
Si nuk e kuptojne se, nese femija i tij nuk ka nivel arsimor, kjo eshte fale mesuesit qe nxorri.
Nese semundja e tij perkeqesohet kjo eshte fale mjekut te cilin diplomoi.
Mjek dhe mesues te cilet per te mbaruar kete shkolle per te dale mire ne provime, nuk perdoren mendjen por xhepin.
I nderuar pedagog ti je nje personalitet i cili ka nje detyre mjaft fisnike, por mbi te gjitha ke detyren me kryesore qe mund te kete nje komb dhe ti e di kete me mire se cdokush tjeter,. Ndaj te lutem ne emer te gjith atyre qe duan te arsimohen dhe te behen dikush ne jete, fale aftesive te tyre dhe jo xhepave, te cilet nje dite do te jene ai mesues qe femijen tend do ta beje shkencetar, nje mjek qe do te ketheje ne jete femijen pas nje shprese te humbur, mos lejo qe nga dora jote te dalin breza, qe do ta shpien kombin ne humbje. Breza qe nuk do te jene ne gjendje te zgjidhin as ceshtjen me te vogel. Sepse ata breza do te jene drejtues te ketij shteti.
Tema eshte: c' mendoni per kete fenomen neper universitete?
A ka mundesi zgjidhjeje?
si?