Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni

Shikim Te Kendshem
 
ForumFaqa StartueseGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lindja e kontinentit Europian

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Dj-Erjoni
Dj-Erjoni
Admin


Numri i postimeve : 420
Registration date : 01/11/2007

Lindja e kontinentit Europian Empty
MesazhTitulli: Lindja e kontinentit Europian   Lindja e kontinentit Europian Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 12:29 pm

Lindja e kontinentit Europian

Pėrgjatė bregdetit tė thepisur tė Norvegjisė gjenden dėshmitė mė tė vjetra tė lindjes sė kontinentit europian. Dallgėt e Atlantikut pėrplasen atje pas vargishullit tė Lofotenit, formacionit shkėmbor mė tė vjetėr tė Botės: granit i ngurtėsuar nga magma para pothuajse tre miliardė vjetėsh. Kėto guma janė dhjetėherė mė tė vjetra se vetė kontinenti tė cilit i pėrkasin sot. Peizazhet fjordike tė Norvegjisė janė mbetje tė malėsisė sė madhe tė Kaledonisė, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri nė Norvegji. Megjithė erozionin dhe tė shemburit milionavjeēar ata kanė mbetur akoma deri mė sot njė peizazh vigan malėsor.

[Europa lind nga rryma tė fuqishme magme (fig. ZDF) ]


Nė kohėn e lindjes sė saj para 500 milionė vjetėsh Europa nuk ėshtė akoma e plotė. Pjesėt e saj janė tė hapėrdara mbi tė gjithė rruzullin tokėsor: Skandinavia tej mė nė jug tė ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulėta nė rrethin polar tė jugut si dhe pothuajse tė gjithė pjesėt e tjera pėrreth polit tė jugut. Tė gjithė kėto pjesė koreje kontinentale janė nė lėvizje. Ato merrem me vete nga rryma tė fuqishme magme, tė cilat vlojnė 80 kilometra nėn sipėrfaqen e tokės.


[Pllakat e tokės shtyhen nga tė nxehtit nė brendėsi tė tokės (fig. ZDF)]


Tė shtyra nga shtjella nxehtėsie nė brendėsi tė tokės pllakat lėvizin me ngadalė, ēdo vit nga vetėm disa centimetra. Por me kalimin e miliona vjetėsh kemi pastaj tė bėjmė me distanca tė konsiderueshme. Nė rastin e pėrplasjeve shpėrthejnė forcat primare. Si njė rebus gjigand vė Europa pjesėt e saj sė bashku. Togje shkrepash kilometra tė gjėra ēajnė lart, pėrkulen dhe marrin formė kubeje. &Ccedildo pėrplasje e re krijon njė masiv malor. Kėshtu lind sė pari shtylla kurrizore e Europės, vargmali kaledonian, me lartėsira si ato tė Himalajės. Ky ėshtė bėrthama e njė bashkėshkrirjeje tė parė europiane.

Mė pas kontinenti i ri bredh gjysmėn e rruzullit tokėsor. Para 300 milionė vjetėsh ai kapėrcen ekuatorin. Stereja ėshtė tashmė e mbuluar nga gjelbėrimi. Bimėt kanė pushtuar kontinentin qė deri pak mė parė kishte qenė i shkretė. Atje ku sot janė tė ngritura metropolet krenare europiane u shtri sa gjatė e gjėrė njė xhungėl e harlisur tropikale: Parisi ndodhej nė njė klimė tropikale tė ngrohtė e me lagėshti. Berlini, nė njė det tė gjelbėr i cili zgjatej deri nė Azi.


[Kėshtu do tė dukej Berlini 350 milionė vjet mė parė (fig. ZDF) ]

Ėshtė njė pyll tepėr i jashtėzakonshėm. Ai pėrbėhet nga fiere, likopode (shk. lycopodium) dhe bishtkuaj. Mbeturina tė tyre tė ngurtėsuara nė Skoci tė bėjnė ta marrėsh me mend pėrhapjen e tyre. Cungje qė qėndrojnė pothuajse ngjitur njėri-tjetrit tė japin edhe sot e kėsaj dite njė pėrshtypje mbi bollėkun e atėhershėm tė bimėve. Kėta gjigandė lartėsoheshin deri nė 30 metra drejt qiellit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://dj-erjoni.albanianforum.net
 
Lindja e kontinentit Europian
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mir Se Erdhet Ne Forumin Dj Erjoni :: Kuriozitete-
Kėrce tek: